Komediani britanik Russell Howard ka njoftuar se djali i tij Felix vdiq menjëherë pas lindjes, disa muaj pas tragjedisë familjare që ai dhe gruaja e tij Cerys Morgan përjetuan larg syrit të publikut. Ai tha se djali kishte vdekur në fillim të këtij viti dhe falënderoi stafin e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor Britanik për kujdesin dhe mbështetjen që ai dhe gruaja e tij morën në spital. “Në fillim të këtij viti, familja jonë ndryshoi përgjithmonë kur djali ynë i bukur, Felix, vdiq menjëherë pas lindjes”, shkroi ai në Instagram.
Ai shtoi se ndihmësit mjekësorë treguan dhembshuri, mirësi dhe humanizëm të jashtëzakonshëm gjatë kohës së tyre më të vështirë. Howard deklaroi, ndër të tjera, se Felix u vendos në një djep ftohës pas lindjes, gjë që i lejoi atij dhe Cerys të kalonin orë të