Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se nuk kontakton më me të huajt të cilët, siç thotë ai, i dëshirojnë të keqen Serbisë. Në këtë kontekst, ai përmendi Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. “E shihni, kam pushuar së foluri për Marta Kosin.
Nuk do të them asnjë fjalë për të”, tha Vuçiq. Komentit të të pranishmëve se ai duhet të flasë ende me të, duke qenë se është Presidenti i Serbisë dhe Kos është Komisioneri i BE-së përgjegjës për zgjerimin, Vuçiq iu përgjigj: “Për çfarë tjetër duhet të flas? Për çfarë po bëjnë miqtë e mi?
Për çfarë duhet të flas me ata që gënjejnë për Serbinë? Për çfarë duhet të flas?”, tha ai. Vuçiq më pas komentoi mbi festimin e Ditës së Evropës, i cili u mbajt të premten në Shtëpinë Evropiane, si dhe para ambienteve të BE-së.
“Nuk kam parë një grumbull