Kosova parakalon dhe merr flamurin për Lojërat e ardhshme Mesdhetare

Kosova ka parakaluar në Ceremoninë Mbyllëse të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i dhënë fund një edicioni historik për sportin kosovar. Flamurin e Kosovës në ceremoninë përmbyllëse e kanë mbajtur karateisti Islam Selmani dhe karateistja Fortesa Orana, në një moment simbolik pas një paraqitjeje të suksesshme të delegacionit kosovar. Kosova në këto Lojëra Mesdhetare mori pjesë me plot 163 sportistë, ndërsa nëntë prej tyre arritën të fitojnë medalje.

Ky është një rekord i ri për Kosovën në historinë e pjesëmarrjeve në Lojërat Mesdhetare. Në mesin e sportistëve që u ngjitën në podium ishin edhe dy kampionët që siguruan medalje të arta. Islam Selmani triumfoi në karate, ndërsa boksierja Donjeta Sadiku fitoi po ashtu medaljen e artë, duke i dhuruar Kosovës momente të paharrueshme në “Tar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *