Në kuadër të ciklit të emisioneve “Dosjet” në Debat Plus me Ermal Pandurin, janë publikuar dokumente të shërbimeve sekrete shqiptare dhe jugosllave që flasin mbi rrethanat e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, më 17 janar 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë. Dokumentet paraqesin versione të ndryshme për mënyrën se si autoritetet e kohës e kanë trajtuar këtë ngjarje. Në një radiogram të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të datës 18 janar 1982, ngjarja përshkruhet si atentat.
Në dokument thuhet se “Dajti”, pseudonimi i Kadri Zekës, dhe vëllai i “Flamurit”, pseudonimi i Jusuf Gërvallës, ishin qëlluar me armë. Dy dosje, një emër: Çfarë dinin UDB-ja dhe Sigurimi shqiptar për Kadri Zekën? Në atë moment, dokumenti shqiptar raportonte se Jusuf Gërvalla