Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në Mitrovicë dhe fshatrat përreth. Sipas njoftimit, intervenimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Çlirimi”, “Bislim Bajgora”, “Mbretëresha Teuta” dhe “Elmaz Peci”, si dhe në fshatrat Vinarc i Epërm dhe Broboniq. Ndërsa, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Sylë Maloku” dhe “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Konsumatorëve u është rekomanduar që në këtë rast ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij.
/Tel
Topics: #dhe #mitrovica #fshatrat