Nëntë jetë të humbura nuk janë thjesht shifër. Janë alarm për përgjegjësi, llogaridhënie dhe veprim institucional Muharrem Kurtaj Avokat Siguria dhe shëndeti në punë nuk janë privilegj, as çështje vullneti të mirë të punëdhënësit. Ato janë të drejta themelore të njeriut, të garantuara me ligj dhe me standarde ndërkombëtare.
Ky 28 prill, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, na gjen përballë një detyrimi të rëndë institucional dhe shoqëror: të garantojmë që vendi i punës të jetë burim dinjiteti, jo rreziku. Në Republikën e Kosovës, kjo ditë shënohet me dhimbje dhe me pyetje që nuk mund të shmangen. Është dhimbja për ata që dolën nga shtëpia për të siguruar jetesën, por nuk u kthyen më kurrë pranë familjeve të tyre.
Këto humbje, në shumë raste, janë pasojë e hidhur e neglizhen