Lionel Messi mesazh Ancelottit: Çfarëdo që të jetë situata me Neymarin, ai duhet të jetë në Kupën e Botës

Lionel Messi ka folur për një nga debatet më të nxehta në futbollin e momentit: mosftesën e Neymarit në listat e Brazilit nga Carlo Ancelotti. Në një bisedë të qetë në programin “Lo del Pollo”, ylli i Inter Miamit u shpreh se pesha e një lojtari si Neymar shkon përtej formës apo gjendjes fizike. I pyetur nëse braziliani duhet të jetë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës, Messi ishte i prerë, edhe pse pranoi se opinioni i tij ndikohet nga zemra.

“Në Botëror duam që të jenë lojtarët më të mirë dhe Ney, pavarësisht situatës së tij, gjithmonë do të jetë një prej tyre. Do të ishte bukur ta shihnim në Kupën e Botës për atë që do të thotë për Brazilin dhe për futbollin. Shpresoj të jetë aty, por s’mund të jem objektiv, sepse ai duhet të jetë gjithmonë aty”.

Përtej aspektit taktik, ku Ancelotti thuh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *