Lojtarët e Arsenalit do të marrin bonuse të mëdha nëse fitojnë dy trofetë, zbulohet shuma marramendëse

Ekipi i Mikel Artetas është në garë për kurorën e dyfishtë në këtë edicion – titullin e kampionit të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve. Nëse arrijnë të fitojnë të dy trofetë, lojtarët e Arsenalit mund të presin miliona në bonuse. Pasi eliminuan Atletico Madridin, “Topçinjtë” kanë arritur në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, e cila do të luhet më 30 maj në Budapest, dhe në të njëjtën kohë janë afër fitimit të Ligës Premier, e para e tyre që nga viti 2004.

Sipas mediave britanike, një lojtar që ka luajtur në të gjitha ndeshjet dhe fiton të dyja garat mund të fitojë rreth 2.46 milionë euro në bonuse. Pjesa më e madhe e shumës është për suksesin në Ligën e Kampionëve, ku lojtarët pritet të ndajnë rreth 1.36 milionë euro. Arsenali arriti finalen e Ligës së Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *