Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm kanë njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’. Sipas një njoftimi për media thuhet se si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Prishtinë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’. Po ashtu, në kuadër të këtyre hetimeve, janë sekuestruar pajisje elektronike, të
“Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’, ndalohen dy persona në Prishtinë