Manchester Unitedi kishte një mundësi konkrete për ta transferuar Kylian Mbappen shumë përpara se sulmuesi francez të bëhej një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror. Legjenda e “Djajve të Kuq”, Ryan Giggs, ka zbuluar se klubi anglez ishte paralajmëruar për talentin e Mbappes që në vitin 2015, kur ai ishte ende në fillimet e karrierës te Monaco. Duke folur për Rio Ferdinandin në emisionin “Rio Ferdinand Presents: The Brief”, Giggs tregoi një histori të pazakontë se si kishte marrë informacionin e parë për Mbappen nga një tifoz i Manchester Unitedit në Francë.
“Pra, isha në jug të Francës. Kisha dalë për një shëtitje në fshatin lokal dhe po kthehesha në hotel. Ndjeva dikë pas meje, e dini atë ndjesinë kur mendon se dikush po të ndjek.
Arrita në hotel dhe papritur ndjeva dikë duke ar