Meriton Korenica mund të ndryshojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar, pasi për shërbimet e tij ka shfaqur interesim të konkretizuar një prej klubeve më të mëdha të Rumanisë, FCSB. Pronari i FCSB-së, Gigi Becali, dhe ai i CFR Clujit, Ioan Varga, janë futur në negociata për transferimin e futbollistit kosovar, me afatin kalimtar në Rumani që përfundon më 7 shtator. Sipas “Gazeta Sporturilor”, FCSB tashmë ka bërë një ofertë zyrtare prej 500 mijë eurosh për Korenicën.
Interesimin për 29-vjeçarin e ka konfirmuar edhe Becali, i cili ka bërë të ditur shumën e ofruar. “Kam bërë ofertë prej 500 mijë eurosh dhe kaq”, ka deklaruar Becali. Megjithatë, kjo shumë duket larg kërkesave të Clujit.
Ioan Varga ka bërë të ditur se për Korenicën kanë ardhur edhe oferta të tjera, përfshirë një propozim nga Sht