Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave se PDK-ja nuk është e interesuar për formimin e institucioneve, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Çitaku ka thënë se PDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe funksionalizimin e institucioneve, duke theksuar se kjo parti nuk është e interesuar për marrëveshje politike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. “Është një e pavërtetë e madhe të thuhet se PDK e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për formimin e institucioneve”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, PDK-ja ka kërkuar me këmbëngulje konstituimin e Kuvendit, të cilin e ka cilësuar si institucionin më të lartë përfaqësues në vend dhe prej të cilit burojnë institucionet e tjera. “Kemi qenë çdo 48 orë në Kuve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *