Ministri irlandez: Varrimi shtetëror për Mlladiqin ose pjesëmarrja e pushtetit në të, të papranueshme për BE-në Lajme Gazeta Express 04/09/2026 11:14 Varrimi shtetëror për të dënuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq ose pjesëmarrja e anëtarëve të Qeverisë së Serbisë në varrimin e tij janë të papranueshme për Bashkimin Evropian, ka paralajmëruar Thomas Byrne, ministri irlandez për Çështjet Evropiane, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e bllokut evropian. Ai konfirmoi se zyrtarët evropianë “po punojnë shumë në prapaskenë” lidhur me këtë çështje. “Besoj se një varrim shtetëror do të ishte i papranueshëm.
Sa kuptoj unë, në fakt nuk po organizohet një varrim shtetëror, por është krejt e mundshme që zyrtarë të lartë të pushtetit t’i bëjnë nderime atij personi. Pra, edhe kjo është e papr