Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu janë rikthyer në një fazë ku ky i fundit nuk dëshiron të shfaqet publikisht në fotografi me të. “Jemi rikthyer në ditët kur Netanyahu nuk dëshiron të fotografohet me mua”, deklaroi Ben-Gvir. Ai tha gjithashtu se është ministri më i mbrojtur dhe njëkohësisht më i kërcënuar në Izrael.
“Jam ministri më i mbrojtur në Izrael, ministri më i kërcënuar në Izrael. Janë përpjekur të më vrasin dhjetë herë”, tha Ben-Gvir. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur marrëdhëniet brenda koalicionit qeverisës izraelit janë përballur vazhdimisht me tensione dhe përplasje politike.
Ndryshe, Ben-Gvir ka bërë shumë deklarata tendencioze rreth të ardhmes së palestinezëve në Gaza. /Telegra