Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se popullsia palestineze në fund do të duhet të largohet nga Rripi i Gazës, duke theksuar se për ta nuk ka zgjidhje të vërtetë pa migrim. “Në fund, nuk ka zgjidhje të vërtetë për Gazën pa migrim”, tha ai në një konferencë të organizuar nga mediumi izraelit Ynet. Ministri shtoi se ky moment “me siguri do të vijë kur të bëhet e qartë se Hamasi nuk po i përmbush detyrimet e tij”.
“Atëherë do të marrim dritën jeshile për të avancuar ushtarakisht, territorialisht dhe në fusha të tjera, dhe kjo çështje do të marrë hov”, theksoi ai, duke iu referuar drejtpërdrejt largimit të popullsisë palestineze nga Gaza, shkruan france24 . Katz pretendoi se “80 për qind e banorëve duan të migrojnë”, duke iu referuar sondazheve të cilat, sipas tij, kontrolloh