Mos i lani dhëmbët menjëherë pas mëngjesit Keshilla Mjekësore Gazeta Express 28/04/2026 21:12 Një mjek paralajmëron se larja e dhëmbëve në kohën e gabuar mund të dëmtojë smaltin dhe mishrat e dhëmbëve, duke rritur rrezikun për probleme serioze orale. Dr. Suraj Kukadia shpjegon se momenti i duhur për të larë dhëmbët në mëngjes është para mëngjesit, jo pas tij.
Sipas tij, fluori në pastën e dhëmbëve krijon një shtresë mbrojtëse që ndihmon dhëmbët të përballojnë acidet nga ushqimet dhe pijet që konsumohen më pas. Ai thekson se nëse i lani dhëmbët menjëherë pas mëngjesit, sidomos pas pijeve acidike si lëngu i portokallit, acidi përhapet mbi sipërfaqen e dhëmbëve dhe mund të konsumojë smaltin, duke dëmtuar edhe mishrat e dhëmbëve. Rekomandimi është i qartë: dhëmbët duhet të lahen dy herë në dit