Murati: Kosova është në një krizë të thellë kushtetuese, s’kam shpresë për zgjidhje Lajme Gazeta Express 11/09/2026 8:24 Kosova po përballet me një krizë të thellë politike dhe kushtetuese, ndërsa dështimi për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit mund ta zgjasë edhe më tej bllokadën institucionale. Kështu vlerëson ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, i cili në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk është optimist për zgjidhjen e situatës në vazhdimin e seancës konstituive. Sipas Muratit, Kosova tash e disa muaj ndodhet në krizë politike, ndërsa situata aktuale, sipas tij, ka marrë edhe përmasa kushtetuese.
“Kosova është në një krizë jo vetëm politike, tash sa muaj, por është në një krizë të thellë, të paparë deri tash, kushtetuese. Pra, jemi në një gjendje, në një si
Topics: #murati #kosova #kushtetuese