Chiesa ‘i harruar’ nga Liverpooli, tani i del në skenë një destinacion i papritur

E ardhmja e Federico Chiesas te Liverpooli po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi italiani po lidhet me një largim drejt La Ligës gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas Calciomercato.com, për Chiesan interesim kanë shfaqur Atletico Madridi dhe Valencia. Valencia, që aktualisht renditet e fundit në La Liga me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve, mund t’i ofrojë Chiesas mundësinë për t’u ribashkuar me Harvey Elliott, i cili është i huazuar te klubi spanjoll.

Në garë për italianin është edhe Atletico Madridi, që po e monitoron situatën e tij pasi dështoi ta rikthejë Nico Gonzalez nga Juventusi pas huazimit të suksesshëm. Chiesa iu bashkua Liverpoolit nga Juventusi në vitin 2024, por që atëherë ka pasur vështirësi për të siguruar minuta. Në sezonin e tij debutues në Ligën Premier, ai luajti v

Topics: #liverpooli #chiesas #valencia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *