Më 09.09.2026, në orën 03:10, në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria D.S. (32) nga Kërçova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik “ sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Ai, me automjetin „Folksvagen Golf“ me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, në rrethrrotullimin e rrugës „Boris Kidriç“ është përplasur në bordurën e betonit dhe ka dalë nga rruga.
“Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me aksidentin, është konstatuar se ai e drejtonte automjetin gjatë kohës së ndalimit aktiv për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Ai ka refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit, ndërsa me urdhër të prokurorit publik automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do t