Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, në çantën e tij gjenden mbi 2 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i dyshuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar më 8 shtator 2023, gjatë realizimit të planit taktik “Transporti” nga njësitë policore të SPK-së në Vërmicë, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë. Gjatë kontrollit të një autobusi që po kalonte kufirin nga Shqipëria drejt Kosovës, policia ka ndaluar një shtetas shqiptar.

Në çantën e tij të krahut është gjetur një qese me rreth 2.162 kilogramë marihuanë. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë administruar edhe provat materiale lidhur me rastin. Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka inici

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *