Ilir Mezelxhiu, në emër të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ka njoftuar se në Ferizaj është organizuar një aksion humanitar për dhurim vullnetar të gjakut, në përkujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aksioni është organizuar në bashkëpunim me Kryetarin e OVL-UÇK në Ferizaj, Afrim Mehmeti, veteranë të luftës dhe anëtarë të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, si dhe me Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Sipas Mezelxhiut, aktiviteti është zhvilluar në shenjë solidariteti, respekti dhe miqësie me popullin amerikan, duke nderuar kujtimin e të gjithë personave që humbën jetën në sulmet e 11 Shtatorit.
“Përmes këtij gjesti humanitar, dëshirojmë të përcjellim mesazhin se dhimbja na bashkon, solidariteti na forcon dhe miqësia ndërmjet popullit të
Topics: #ferizaj #viktimave #shtatorit