” Nënshkrimet”, Lushaku për Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë, bënin hajgare nga kati në kat në Kuvend Lajme Gazeta Express 07/05/2026 23:33 Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para përfundimit të afatit për president, ia kërkonte nënshkrimet. Ajo u shpreh se sjellja e Bahtirit atë natë, e ka shpërfaqur komplet kulturën politike të Lëvizjes Vetëvendosje. “Do të thotë deri aty janë në gjendje me ardhë, me aktru në natën e fundit edhe me kriju skena.
Kjo e shpërfaqë komplet kulturën politike që e ka Vetëvendosje. I çon disa akterë atje për ta prishur rendin, ashtu siç ka dashur ta prishë rendin kushtetues. Hyn aty në konferencë me bë teatër, në natën e fundit,