Pas incidentit ku u përfshi komandanti i Njësive Speciale, IPK nis hetime dhe suspendon një polic

Incidenti në të cilin u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në parkingun e një qendre tregtare, tashmë është nën hetim edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). IPK ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me pretendimet e ngritura pas incidentit, i cili kishte ndodhur të dielën në orët e pasdites. Në rast ishin përfshirë Ahmeti, si dhe dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur.

Sipas IPK-së, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun ndërsa pas përplasjes personat e përfshirë janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit. “Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është njoftuar lidhur me një incident të raportuar gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, në parkingun e qendrës tregtare Prishtina M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *