Zhvillimi i një kompanie vendore matet jo vetëm me numrin e pikave apo klientëve, por edhe me mundësitë që krijon për qytetarët. Petrol Company , përmes zgjerimit të vazhdueshëm në Kosovë, kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin profesional të punëtorëve. Sot, pjesë e kompanisë janë qindra punëtorë të angazhuar në pika të karburantit, marketet One Stop Shop, restorantet Be Happy, administratë, transport dhe sektorë të tjerë.
Secili prej tyre ka një rol të rëndësishëm në funksionimin dhe suksesin e kompanisë. Hapja dhe zhvillimi i çdo pike krijon mundësi të reja punësimi, veçanërisht për banorët e zonës ku ajo operon. Krahas punësimit të drejtpërdrejtë, Petrol Company bashkëpunon edhe me furnitorë, kontraktorë dhe biznese vendore, duke krijuar ndikim më të gje