PDK dhe Aleanca në protestë para Qeverisë: Kurti po e mban peng shtetin Lajme Gazeta Express 04/09/2026 8:58 Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar edhe sot aksionin protestues para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për thirrjen e menjëhershme të seancës konstituive të Kuvendit. Këtij aksioni, përveç deputetëve të PDK-së, i janë bashkuar edhe asamblistë e drejtorë komunalë nga Prizreni dhe Suhareka, raporton Ekonomia Online. Asamblisti Dardan Berisha deklaroi se prania e tyre para objektit të qeverisë është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj centralizimit të pushtetit dhe mos shpërndarjes së buxhetit nëpër komuna.
“Së bashku me deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës, konkretisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e Aleancës, dhe ne si asamblistë të kom