Partia Demokratike e Kosovës edhe sot ka vazhduar aksionin simbolik para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar kështu konstituimin e Kuvendit. PDK para qeverisë sot ishte me asamblistë dhe aktivistë nga Prizreni dhe Suhareka. “PDK, së bashku me asamblistë dhe aktivistë nga Prizreni e Suhareka, kërkon edhe sot, me vendosmëri, konstituimin e Kuvendit, rikthimin e rendit kushtetues dhe përfundimin e krizës shtetërore që çdo ditë e më shumë po rëndon mbi qytetarët dhe mirëqenien e tyre”, shkruan PDK.
/Telegrafi/ Politikë Kosovë Lajme Topics: #dhe #pdk #para