Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, pasi qeveria e saj ka shënuar një rekord historik në Itali. Pas 1,413 ditësh në detyrë, qeveria e drejtuar nga Meloni është bërë qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Përmes një videomesazhi të publikuar në platformën “X”, Rama e ka uruar Melonin, por njëkohësisht e ka sfiduar që të thyejë edhe rekordin e tij në qeverisje.
“Që kur je ti në qeveri ka një ‘deficit’ demokracie të madh në Itali. Ke larguar burrat nga pushteti që tashmë është kthyer në një çështje mes grave, ekskluzivisht mes grave. Çfarë të them, e dashur Giorgia, tashmë ka një tjetër rekord për të thyer, rekordi im”, është shprehur Rama.
Meloni është kryeministre e Italisë që nga tetori i vitit 2022, ndërsa qeveria e saj