Një modul i ri për regjistrimin e shërbimeve shëndetësore për personat pa dokumente personale është aktiv në “Termini Im”, tha sot Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në promovimin e protokollit për personat pa shtetësi. Protokolli është rezultat i bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ministrisë së Shëndetësisë dhe Misionit të OSBE-së në Shkup me qëllim dhënien fund të mangësive administrative. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se protokolli ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor për personat pa shtetësi.
Personat pa identitet të përcaktuar, të cilët marrin një numër unik identifikimi përmes institucioneve kompetente, mund të njihen në sistemin e kujdesit shëndetësor përmes k