Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë pesë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vjedhjes së rëndë. Ndalimi i tyre është bërë pas një procesi hetimor të zhvilluar në kuadër të planit operativ “Vjedhjet e Rënda”, i cili kishte për qëllim identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të rasteve nën hetim. Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë hetimeve janë ndërmarrë një sërë veprimesh, përfshirë analizimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, vëzhgimin dhe përcjelljen e personave të dyshuar, analizimin e të dhënave të komunikimeve telefonike dhe hartografimin e lëvizjeve të tyre, si dhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.
Si rezultat i këtyre veprimeve, më 26 nëntor 2026 janë realizuar kontrolle të njëkohshme në pesë lokacione të ndryshme n