Proces gjyqësor në Zvicër, një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese

Gstaad është një qytezë në Malësinë e Bernit, e njohur si vend me vila pasanikësh dhe si destinacion turistësh. Ata vijnë nga vende të ndryshme të botës, mes tyre ka edhe politikanë nga Ballkani. Duan të shijojnë pak luksin në alpet e Zvicrës.

Sa prej tyre e bëjnë këtë me paratë e tyre, mbetet e paqartë. Aktualisht për Gstaad-in po flitet në Zvicër në një kontekst tjetër: për anën e errët të luksit. Në këtë resort ekskluziv dyshohet se janë shfrytëzuar për vite me radhë në kushte çnjerëzore pune dhjetëra gra nga Serbia.

Javën e ardhshme, në gjykatën rajonale të qytetin e Thun-it nis procesi gjyqësor ndaj një familjeje serbe – burrë, grua dhe vajza e tyre – të akuzuar për organizimin e një sistemi të skllavërisë moderne në zemër të një prej destinacioneve më luksoze të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *