Rusia nisi një sulm masiv ndaj Kievit, duke dëmtuar zonat e banimit, sapo të dërguarit specialë të presidentit të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u larguan nga Ukraina. Sipas Ukrinform, kjo u deklarua nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, përcjell Telegrafi. “Sapo të dërguarit specialë të Presidentit të SHBA-së u larguan, Putin nisi një tjetër sulm masiv dhe të tmerrshëm ndaj Kievit, duke dëmtuar zonat e banimit dhe duke vrarë të paktën dy persona.
Raketat e tij balistike flasin më shumë se fjalët e tij për diplomacinë. Sulm pas sulmi ndaj ndërtesave të banimit nuk po e afron atë me fitoren në këtë luftë – është thjesht terror i pakuptimtë”, ka thënë ministri i Jashtëm. Sipas tij, terrori rus vërteton se asnjë nga vendimet e aleatëve tanë nuk mund të vonohet, sepse çdo
Topics: #sapo #larguan #nga