Ronald Koeman Jr shkruan histori, portieri holandez shënoi dy gola brenda një ndeshje në Eredivisie

Në Velsen-Zuid të Holandës, portieri i Telstar, Ronald Koeman Jr, i cili është djali i trajnerit Ronald Koeman, shënoi dy penallti dhe ndihmoi ekipin e tij prej 10 lojtarësh të rikuperonte rezultatin nga 0-2 në 2-2, në një ndeshjen e kampionatit holandez, Eredivisie, kundër Cambuur. Telstar mbeti me 10 lojtarë në minutën e 22-të, pasi një nga lojtarët e tyre u përjashtua me të kuq. Në fillim të pjesës së dytë, Cambuur mori epërsinë me Rafiq El Arguioui, i cili shënoi në minutën e 53-të për 0-1, dhe Nicolas Binder dyfishoi avantazhin e ekipit të tij shtatë minuta më vonë.

Në minutën e 63-të, gjyqtari akordoi një penallti pas një faulli ndaj Patrick Brouwer dhe këtu Koeman Jr e shndërroi në gol goditjen e penalltisë dhe e ngushtoi rezultatin në 1-2. Në minutën e 11-të shtesë, Telstar mori ed

Topics: #ronald #koeman #portieri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *