Real Madridi ka hequr dorë nga ideja për të transferuar mbrojtësin italian, Alessandro Bastoni, pavarësisht se ai ishte një nga objektivat e kërkuara nga trajneri Jose Mourinho. Sipas raportimeve të Diario AS , negociatat nuk avancuan për shkak të kërkesave të larta financiare të Interit, si dhe hapësirës së kufizuar në skuadrën e madrilenëve. Interi e kishte vlerësuar Bastonin në të paktën 70 milionë euro, shumë që Real Madridi e konsideroi tepër të lartë për të finalizuar marrëveshjen.
Për më tepër, vetë mbrojtësi italian nuk kishte shfaqur urgjencë për t’u larguar nga klubi zikaltër, duke e bërë edhe më të vështirë realizimin e transferimit. Në anën tjetër, një faktor vendimtar ishte edhe situata brenda skuadrës së Real Madridit. Vazhdimi i Raul Asencios në ekipin e parë uli nevojën për
Topics: #nga #real #madridi