Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, një tërmet u ndje këtë mëngjes në orën 05:40, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën Ohër-Strugë, afërsisht 135 km në jugperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter prej ML3.9. Tërmeti u ndje në pjesët jugperëndimore të vendit, veçanërisht në Ohër dhe zonën përreth, me intensitet prej IV gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës. Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Shqipëri./Telegrafi/ Maqedonia e Veriut Featured Lajme Telegrafi Maqedoni
Topics: #dhe #sipas #ndje