Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka minimizuar rëndësinë e planeve për një reformë të thellë të shërbimit diplomatik të BE-së, duke vlerësuar se zbatimi më efikas i rregullave ekzistuese do ta bënte politikën e jashtme të BE-së më efektive. Franca dhe Gjermania kanë paraqitur plane për një reformë gjithëpërfshirëse të Shërbimit Evropian për Veprimin e Jashtëm (EEAS), të cilin e drejton Kallas. Planet përfshijnë edhe dhënien e kompetencave Kallasit mbi njësitë politike të Komisionit Evropian që merren me marrëdhëniet me jashtë, si dhe heqjen e të drejtës së vetos së vendeve anëtare të BE-së për vendimet në këtë fushë.
Megjithatë, pas diskutimit për reformat e propozuara mes ministrave të Jashtëm të BE-së në Wicklow të Irlandës, Kallas tha se shumica e ambasadorëve