Murtezani dorëzon letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, ka dorëzuar zyrtarisht letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Me këtë rast, Murtezani ka shprehur mirënjohje për pritjen e ngrohtë, duke theksuar përgjegjësinë që merr për përfaqësimin e vendit në Aleancë. “Mirënjohje për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për mirëpritjen e ngrohtë gjatë dorëzimit zyrtar të letrave kredenciale.

Maqedonia e Veriut ka vendin e saj, zërin e saj dhe aleatët e saj në Aleancë. Me shumë nder e marr përsipër përgjegjësinë që ky zë të jetë i qartë, kredibil dhe i qëndrueshëm.”, ka shkruar Murtezani. Maqedonia e Veriut Featured Lajme Telegrafi Maqedoni Topics: #nato #murtezani #kredenciale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *