Pas plot 15 vitesh nga suksesi i jashtëzakonshëm i serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, dy prej emrave më të dashur të ekranit turk, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli, janë ribashkuar sërish në një projekt të ri kinematografik që ka ngjallur interes të madh edhe jashtë Turqisë. Filmi i ri titullohet “Imrozda Bahar” (në shqip: “Pranverë në Imroz” ) dhe vjen nën regjinë e Özcan Alper. Në këtë produksion, dy aktorët marrin rolet kryesore, duke rikthyer në ekran bashkëpunimin e tyre të dikurshëm dhe kiminë që i bëri një nga dyshet më të komentuar dhe më të pëlqyera në historinë e televizioneve turke.
I pyetur nga mediat turke për ribashkimin me Uzerli-n, Halit Ergenç u shpreh shkurt, por me entuziazëm për përvojën në sheshxhirim: “Ishte vërtet shumë bukur të punoja sërish me Meryem-in…”, tha ai. F