Nick Woltemade ishte një prej emrave që iu ofrua Barcelonës gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar, por sulmuesi gjerman përfundoi duke zgjedhur Juventusin. Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo , Barcelona e shqyrtoi mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit në një moment kur e ardhmja e tij te Newcastle ishte e paqartë. Megjithatë, drejtuesit katalanas kishin marrë tashmë vendimin për të afruar Gabriel Jesusin nga Arsenali.
Në kohën kur emri i Woltemade u shfaq në radarët e Barcelonës, braziliani ishte shumë pranë kalimit në “Camp Nou”, ndërsa negociatat po zhvilloheshin larg vëmendjes së publikut. Woltemade ishte transferuar te Newcastle nga Stuttgart për 75 milionë euro pas një sezoni të shkëlqyer në Gjermani, por nuk arriti të siguronte rolin e dëshiruar në Angli. Kjo bëri që emri