Një 33-vjeçar me shtetësi kosovare është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në Mynih të Gjermanisë, ndërsa policia gjermane po e trajton rastin si tentativë vrasjeje. Sipas Policisë së Mynihut , ngjarja ka ndodhur të martën, më 1 shtator, rreth orës 21:45, në kryqëzimin e rrugëve Neuherbergstraße dhe Schleißheimer Straße, në zonën Am Hart. Për arsye ende të paqarta, 33-vjeçari është përfshirë në një përleshje me dy persona meshkuj.
Gjatë konfliktit është përdorur armë zjarri, ndërsa viktima është qëlluar në pjesën e sipërme të trupit dhe ka marrë lëndime të rënda. Pas të shtënave, 33-vjeçari ka arritur të largohet duke vrapuar në drejtim të daljes së qytetit nëpër Schleißheimer Straße. Dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të kundërt, në drejtim të qendrës së qytetit.
I plagosu