“Të shkruarit e kodit ka marrë fund” – inxhinieri i Microsoft shpjegon si AI po ndryshon programimin

“Të shkruarit e kodit ka marrë fund”. Kjo deklaratë e fortë e një inxhinieri të Microsoft ka ndezur diskutime në industrinë e teknologjisë, por pas saj fshihet një ndryshim shumë më i madh: inteligjenca artificiale po merr përsipër gjithnjë e më shumë nga puna që deri tani kryhej drejtpërdrejt nga programuesit. David Fowler, Microsoft Distinguished Engineer dhe një prej drejtuesve të projektit Aspire, e përmblodhi ndryshimin në një postim në X, duke shkruar: “Typing code is absolutely over” – “Të shkruarit e kodit ka marrë fund.” Por Fowler nuk po thotë se programuesit do të zhduken.

Përkundrazi, ideja është se roli i tyre po ndryshon. Në vend që një zhvillues të kalojë orë të tëra duke shkruar rresht pas rreshti kod, gjithnjë e më shumë prej kësaj pune mund t’i delegohet një agjenti të in

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *