Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në lindje të Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar në 9.6 kilometra.

Lëkundjet janë ndier edhe në Korçë, ku banorët kanë raportuar se e kanë ndjerë tërmetin. Deri tani, nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar. /Telegrafi/ Shqipëri Lajme Topics: #regjistruar #sipas #kilometra

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *