Sir Tom Jones, 86 vjeç, është larguar nga “The Voice UK” pas 13 vitesh si trajner në spektakël. Ai ka qenë pjesë e programit që nga nisja e tij në vitin 2012, por në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e panelit të trajnerëve. Megjithatë, largimi nuk duket të jetë përfundimtar.
Sipas burimeve thuhet se televizioni është ende në bisedime me këngëtarin dhe shpreson që ai të rikthehet në një tjetër rol brenda spektaklit, shkruan DailyMail. Ndryshimet vijnë në një kohë kur Cheryl, 43 vjeçe, raportohet se është pranë rikthimit në televizion si trajnere. Ajo nuk është shfaqur në televizion në oraret kryesore prej rreth gjashtë vitesh, ndërsa paraqitja e saj e fundit ishte në “The Greatest Dancer” në vitin 2020.
Sipas raportimeve, bisedimet me producentët kanë zgjatur prej muajsh dhe xhiri
Topics: #nga #sir #tom