S’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë për sot

S’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë për sot Lajme Gazeta Express 06/09/2026 7:18 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bën të ditur se të dielen, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për sot nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit. “Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim./KP

Topics: #kufizim #mbi #sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *