Southampton ka pranuar një akuzë për sjellje të pahijshme në EFL, pasi një nga analistët e tyre u kap duke spiunuar apo incizuar seancën stërvitore të Middlesbrough përpara gjysmëfinales së ‘play-off’-it të Championship . Një analist i Southamptonit është kapur duke filmuar një seancë stërvitore të Middlesbrough nga një kodër aty pranë. Ai dyshohet se ka bërë fotografi dhe incizime të planeve taktike të ekipit kundërshtar.
Pasi u identifikua, atij iu kërkua të fshinte pamjet filmike dhe të largohej nga zona. Middlesbrough më pas kontaktoi Ligën Angleze të Futbollit (EFL), e cila nisi një hetim dhe i kërkoi Southampton një deklaratë me shkrim. Skandal në Angli – klubi i njohur dërgoi spiunë te kundërshtarët para ndeshjes që vlen 200 milionë euro Southampton ka komentuar zyrtarisht mbi akuza