Në një fushë të hapur midis qyteteve Zalaegerszeg dhe Zalaszentivan në Hungarinë perëndimore ndodhet një rrethrrotullim i ri, i cili nuk lidhet me asnjë rrugë apo infrastrukturë tjetër. Në pamje të parë nga lart, ai duket sikur është “hedhur” rastësisht në mes të një fushe dhe është harruar aty, por në realitet bëhet fjalë për një projekt që ka ngecur për shkak të premtimeve të pambajtura të qeverisë, shkruan odditycentral . Fillimisht, në vitin 2021, rrethrrotullimi ishte pjesë e një plani më të madh për ndërtimin e një qendre logjistike dhe terminali kontejnerësh të kompanisë Metrans.
Ky projekt synonte të lehtësonte transportin e mallrave nga Adriatiku përmes Hungarisë drejt vendeve si Sllovakia, Çekia dhe Polonia, duke shmangur Budapestin. – YouTube www.youtube.com Rrethrrotullim