Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin Lajme Gazeta Express 07/09/2026 6:57 Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës u arrit një marrëveshje për një kandidat konsensual për president.
Në takimin e fundit të mbajtur me 31 gusht këta të fundit dolën para medieve edhe me një person te tretë krah tyre. Bekim Sejdiu u propozua për president. Marrëveshja mes Kurtit e Abdixhikut dukej se i dha fund një pjese të ngërçit.
Por, vetëm për pak. Sepse pas marrëveshjes nisën kundërshtimet. Gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta votojnë Sejdiun.
Mes tyre pati edhe deputetë që e kritikuan publikisht ma
Topics: #vazhdon #seanca #konstituive