Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll këtë edicion do të sjellë përballë Trepçën dhe Bashkimin, dy skuadra që gjatë gjithë sezonit kanë dëshmuar cilësi dhe konsistencë në kampionat. Për këtë duel të shumëpritur, në një intervistë për Telegrafin kanë folur dy emra të njohur të basketbollit kosovar: ish-legjenda e Trepçës, Artan Mehmeti, dhe ish-legjenda e Bashkimit, tashmë pjesë e stafit teknik të klubit prizrenas, Bledar Gjeqaj. Ata kanë ndarë mendimet e tyre për favoritin, çelësin e suksesit dhe lojtarët që mund ta vendosin serinë finale.
Mehmeti ka deklaruar se të dy ekipet janë me meritë pjesë e finales së këtij edicioni, por sipas tij përparësia i takon Trepçës për të triumfuar në fund. Ish-basketbollisti po ashtu ka analizuar se çfarë e ka penalizuar më shumë Bashkimin në përb