Thesari amerikan i monedhave (US Mint) ka nxjerrë në qarkullim monedhën 1-dollarëshe të vitit 2026 me portretin e presidentit Donald Trump, duke shënuar herën e parë që një president amerikan në detyrë shfaqet në një monedhë të destinuar për përdorim të përditshëm. Monedha, e quajtur “dollari i artë”, tashmë është në qarkullim. US Mint u ka bërë thirrje qytetarëve të kontrollojnë kusurin e tyre, ndërsa koleksionistët mund ta blejnë në rrotulla me 25 monedha ose në qese me 100 monedha.
Çmimi është 61 dollarë për një rrotull dhe 154.50 dollarë për një qese. Megjithatë, gjetja e saj në kusurin e përditshëm mund të jetë e vështirë, pasi monedhat 1-dollarëshe përdoren shumë më rrallë në SHBA sesa kartëmonedhat, shkruan euronews. Për koleksionistët ekziston edhe një version më i veçantë.
US Mint