Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Viti, ku persona të panjohur kanë arritur të marrin një armë zjarri nga një shtëpi. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në periudhën 7-9 maj 2026, ndërsa më 9 maj ankuesi ka raportuar se gjatë kohës sa nuk kanë qenë në shtëpi, persona të panjohur kanë hyrë përmes derës së hyrjes, e cila nuk kishte qenë e mbyllur me çelës. Nga njëra prej dhomave është vjedhur një armë pistoletë, për të cilën pronari posedonte leje valide.
Sipas ankuesit, arma kishte qenë e vendosur në kasafortë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Topics: #nga #viti #raportuar