Vrasje në tentativë në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Drenas. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, të premten në ora 13:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti kishte therë me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur”, thuhet në raport.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Topics: #drenas #dyshuari #mitur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *